Sport

Harry Kane në librat e historisë së Tre Luanëve


Harry Kane shënoi një super gol përballë Polonisë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ky gol, sulmuesin dhe kapitenin e Tre Luanëve e bëri pjesë së historisë së kombëtares angleze.

Kane ka arritur golin e tij numër 41 me fanellën e Anglisë.

Kjo e bën sulmuesin golashënuesin e pestë më të mirë në histori të Tre Luanëve.

Para tij janë katër emra të mëdhenj të historisë së Anglisë.

Jimmy Greaves: 44 gola.

Gary Lineker: 48 gola.

Bobby Charlton: 49 gola.

Wayne Rooney: 53 gola.

Vetëm 28 vjeç dhe me karrierën e tij që po i drejtohet viteve më të mira, rekordi për Kane duket më shumë një bisede e ‘kur’ se sa ‘nëse’.

Sulmuesi i kombëtares angleze synon historinë, me rekordin që është vetëm 12 gola larg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore