Sport

Haaland parakalon Ronaldo-n dhe Messi-n


Erling Haaland, sulmuesi i Borussia Dortmund-it padyshim është qendërsulmuesi më premtues i momentit në botën e futbollit. Norvegjezi ka arritur statistika të madha, në moshë të vogël, vetëm 20-vjeç. Statistika që parakalojnë edhe ato të Ronaldo-s, Messi-t, Ibrahimoviç-it dhe shumë të tjerëve, në futbollin aktual.

Fitorja e fundit përballë RB Leipzig-ut, me Haaland-in në fushë, që realizoi dy gola, nuk u la pa u komentuar dhe nga trajneri i ekipit mik.

Julian Nagelsman-i, trajneri i RB Leipzig-ut komentoi rreth Haaland-it:

“Ai ka cilësi të vërtetë dhe është gjithashtu shumë, shumë i ri. Me fjalë të tjera, ai ndoshta ende ka potencial për zhvillim dhe do të bëhet edhe më mirë”

Që nga koha e ardhjes së Haaland-it në Bundesligën gjermane, 20-vjeçari ka shënuar 25 gola në po 25 takime.

Kjo statistikë e bën Haaland-in të parin në top pesë ligat që arrin diçka të tillë.

Haaland-i shënon mesatarisht një gol për çdo 76.7 minuta.

Vitin e shkuar ai shënoi 13 gola në 15 ndeshjet e para në kampionatin gjerman. Pas transferimit nga RB Salzburg-u.

Në sezonin aktual, ka shënuar 12 gola në 10 ndeshje.

Ndërkohë, Robert Lewandowski golashënuesi më i mirë në Europë, ka arritur golin e 25 në Bundesligë pas gati 58 ndeshjeve./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore