Sport

Guanyu Zhou konfirmohet si piloti më i ri i Formula 1


Piloti nga Kina, Guanyu Zhou, është konfirmuar si piloti më i ri i Formula 1.

Gjatë paraditës së sotme, është zyrtarizuar kalimi i tij nga Formula 2 në Formula 1, ku do të jetë shoku i skuadrës së Valtteri Bottas te Alfa Romeo.

Këtë e bëri të ditur vetë Alfa Romeo përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale.

Në këtë mënyrë, Zhou bëhet piloti i parë kinez që merr pjesë në sportin më të shpejtë në botë.

Alfa Romeo bëhet skuadra e vetme e cila ka ndryshuar të dy pilotët, për sezonin e vitit 2022.

Nga Kimi Raikkonen dhe Antonio Giovinazzi, te Valtteri Bottas dhe Guanyu Zhou.

Me zyrtarzimin e Zhou, janë konfirmuar edhe përfundimisht skuadrat për sezonin revolucionar të Formula 1, që fillon në mars të vitit 2022.

Por, përpara kemi edhe tre javë të një sezoni spektakolar, që duket se dilemën e kampionatit, do e dërgojë deri në garën e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore