Shqipëria

Gjykata Kushtetuese, seanca e parë më 26 janar


Është vendosur të mbahet më 26 janar të vitit 2021,  seanca e parë e Kushtetueses. Janë bërë me dije tre çështjet e para që do të hetohen.

Deri në fund të muajit shkurt është parashikuar shqyrtimi i mbi 20 të tillave.

Shtatë anëtarët kanë vendosur në një mbledhje të zhvilluar pak ditë më parë, të nisin shqyrtimin me një kërkesë të Gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit ka njoftuar shfuqizimin e togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, i cili nuk pajtohet me Kodin e Proçedurës Penale të Kushtetutës.

Në seancën e dytë, e cila do të zhvillohet më 4 shkurt, pritet të shqyrtohet çështja e një qytetari lidhur me Entin Kombëtar të Banesave.

Në të tretën, kërkesa për shfuqizimin e një pjese të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimit të pronave”, padi e shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”.

Rreth 140 çështje janë vendosur tashmë në dosje, ku mund të veçohen, zgjedhjet lokale të 30 qershorit, padia e presidentit Ilir Meta për ligjin mbi shembjen e teatrit, si dhe akuza e Kryeministrit Edi Rama ndaj Presidentit Meta për emërimin dhe shkarkimin e ministrave./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore