Lajme

Gjilan: Policia arreston dy të dyshuar për shitje dhe posedim të heroinës


Qeset me substanca narkotike të konfiskuara nga Policia në Gjilan

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka treguar se i kanë arrestuar dy të dyshuar në qytetin e Gjilanit për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike dhe psikotropike”.

Në njoftimin thuhet se i dyshuari Sh.I. është arrestua në rrugën “Shaban dhe Sami Ukshini”. I njëjti kishte edhe urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore e Gjilanit, për vuajtje të dënimit me burg efektiv prej 18 muaj e 40 ditë.

Ndërsa i arrestuari tjetër është F.A., nip i të  dyshuarit, Sh.I.

“Po ashtu, bastisje është bërë edhe në banesën e të dyshuarit të parë (Sh.I.), në rrugën “Hamdi Kurteshi” me ç’ rast në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një peshore elektronike (digjitale) si dhe pesë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje policia ka treguar edhe sasinë e konfiskuar të substancave narkotike.

“Pas matjes së substancës së dyshuar narkotike ka rezultuar se: 17 qeset me heroinë kanë peshuar 1 kg e 713.8 gram kurse pesë qeset me heroinë të sekuestruara në banesë kanë peshuar 30.6 gram”.

Si provë për policinë që mund të ndërlidhen me rastin “është sekuestruar edhe një veturë Golf 4, ngjyrë hiri, e të dyshuarit Sh.I”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore