Sport

Futbollisti i Manchester City-t rrezikon burgun, kapet nga kamerat i dehur duke ngacmuar një vajzë


Futbollisti i Manchester City-t, Kyle Walker, do të përballet me një hetim policor për një video të tij duke ngacmuar një vajzë sa ishte i dehur në një klub.

Mbrojtësi i djathtë , 32 vjeç, u filmua duke kërcyer pisët me një grua bionde – e cila nuk ishte gruaja e tij.

Walker e teproi teksa nisi t’i afrohej një vajzës në mënyrë provokuese, madje edhe duke iniciuar një kontakt fizik, edhe pse dëshira e vajzës nga pamjet e kamerave mungonte.

Pamjet e publikuara nga britanikja, “The Sun” kanë bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, me Walker që është vendosur në një pozitë mjaft të vështirë.

Kliko këtu për të parë pamjet e publikuara nga “The Sun”.

Siç zbuloi ekskluzivisht mediumi britanik, Walker më pas i hoqi edhe pantallonat duke kërcyer para të tjerëve.

Një nga dy gratë në grupin e tij bërtet dhe tregon me gisht teksa ai qesh me një shok.

Pak minuta më vonë, mbrojtësi i Anglisë duket se e bën sërish të njëjtin gjest, vetëm disa metra larg dy femrave.

Më pas ai shkon për t’i shtrënguar duart dhe për t’u përshëndetur.

Një zëdhënës i policisë së Cheshire ka thënë sot se hetimet janë duke u kryer.

Ata thanë: “Të mërkurën, më 8 mars, policia e Cheshire u njoftua për një video që qarkullonte në mediat sociale në lidhje me një ekspozim të pahijshëm që dyshohet se kishte ndodhur në zonën e Wilmslow.

“Hetimet në lidhje me incidentin janë në fazat e hershme dhe nuk është bërë asnjë arrestim në këtë moment”.

Pra, këto pamje do të merren në shqyrtim ditët e ardhshme pasi bëhet fjalë për një sjellje të pahijshme dhe në rast se do të ngrihen akuza, atëherë lojtari rrezikon një dënim deri në dy vite.

Kështu, Walker mund të vuajë rëndë një gjest që në anën tjetër i dëmton edhe karrierën e ndërtuar me fanellën e Manchester City-t dhe Tottenham-it, duke qenë se janë të shumta komentet që dënojnë 32-vjeçarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore