Përballje

Franca përfundon e para në Grupin A pa asnjë humbje


Grupet A dhe B po përfundojnë radhitjen në Lojërat Olimpikë në basketboll.

Franca ka mposhtur Iranin me rezultat 62:79 për të siguruar pozitën e parë në Grupin A.

Ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje, ku në grup kanë edhe skudrën e SHBA-ve të cilët kanë më së shumti yje në Lojërat Olimpike.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, por gjithçka ndryshoi në çerekun e tretë ku Franca morën një avantazh prej 12 pikësh.

Më të dalluarit te skuadra e Francës ishin Timothe Luwawu-Cabarrot me 12 pikë dhe Thomas Heurtel me 16 pikë.

Ndërsa te iranianët, më të mirët ishin Hamed Haddadi ne 18 pikë e 12 kërcime dhe Arsalan Kazemi me 11 pikë e 8 kërcime.

Italia po ashtu ka mposhtur Nigerinë për të kaluar në pozitën e parë në Grupin B.

Italia fitoi ndeshjen me rezultat 80:71.

Më të mirët në anët e italianëve ishin lojtarët e NBA, Nicolo Melli me 15 pikë dhe Nico Mannion me 14.

Ndërsa te nigerianët, të cilët ndodhen në pozitën e fundit, më të dalluarit ishin Chimezie Metu me 22 pikë e 10 kërcime dhe Jordan Nwora me 20 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore