Bota

Franca denoncon “separatizmin islamik” për mungesat e vajzave në klasat e notit


Qeveria franceve ka hapur një hetim rreth disa certifikatave tё alergjisё ndaj klorit.

Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme e Francёs, njoftuan tё enjten se do të fillonin një hetim pёr çertifikatat e “alergjisë ndaj klorit”, pasi sipas tyre familjet besimtare i përdorin për të ndaluar vajzat të ndjekin kurset e notit, ku klasata zhvilllohen në prani të të dyja gjinive.

Ndërkohë, grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar vendimin e Francës për të hetuar kёto certifikata, duke e quajtur lëvizjen si një gjest “islamofobik”.

Vendimi pёr hetimet u morr pas sugjerimeve tё disa zyrtarëve, tё cilёt pretenduan se dokumentet janё të rreme dhe përdoren nga prindërit besimtarё, për të ndaluar vajzat e tyre të marrin pjesё nё kurset e notit.

Edhe pse në deklaratat e qeverisë nuk referohen në mënyrë të qartё fjalët “mysliman” apo “islam”, kritikët thonë se masat synojnë drejt këtij komuniteti.

Ministria e Brendshme deklaroi të enjten se kishte vendosur të forconte “vlerat e Republikës”.

Separatizmi islamik

Në fillim të këtij muaji u zhvillua njё debat pёr miratimin e një projekt-ligji i cili synon të çrrënjosë islamin radikal në vend.

Debati vjen pas mbrojtjes së presidentit francez të të drejtës për të prodhuar ose treguar karikaturat e Profetit Muhamet nga revista Charlie Hebdo, si edhe pas prerjes së kokës së një mësuesi të një shkolle pasi kishte treguar këto karikatura.

Qëndrimi për shprehjen e lirë shqetësoi shumë myslimanë jashtë vendit. Ajo shkaktoi protesta në shumë vende ku pozicioni i Macron-it perceptohej si anti-mysliman, gjë që qeveria e tij e mohon me forcë.

Një kolektiv ndërkombëtar i grupeve pro-myslimane paraqiti një ankesë muajin e kaluar në Komitetin e të Drejtave të Njeriut, duke akuzuar qeverinë e Francës për “qëndrime islamofobe”

“Shkolla nuk duhet të jetë një terren ushqyes për ndarje fetare. Vitet e fundit, ka patur një rritje të lëshimit tё certifikatave nga profesionistë të shëndetit që përshkruajnë një kundërindikacion për mësimet e notit për vajzat e reja. Këto, të ashtuquajtura çertifikata tё alergjisё ndaj klorit, nuk mund të tolerohen në shkollat ​​e Republikës për aq kohë sa nuk bazohen në shkaqe mjekësore”, thuhej nё deklaratё.

Ministrja e Shtetësisë, Marlene Schiappa, e cila po drejton dhe hetimin shkroi në Twitter të enjten se, shkollat “duhet të luftojnë kundër ideologjive separatiste që synojnë kryesisht vajzat e vogla”.

Ndërkohë, Al Jazeera, ka bërë me dije se Ministria e Brendshme nuk i është përgjigjur kërkesës së saj për koment.

“Franca ka 99 probleme. Por përparësia e qeverisë franceze është të ndjekë studentet myslimane që pretendohet se po përpiqen të mos kryejnë klasat e notit”, kishte shkruar Rim-Sarah Alouane, një studiuese e lirive fetare franceze, lirive civile dhe të drejtave të njeriut.

Sefen Guez Guez, një avokat i grupit të të drejtave civile Kolektive Kundër Islamofobisë në Francë (CCIF), tha për Al Jazeera se qartazi  përmes këtij hetimi, po “synohen myslimanët”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore