Sport

Formacioni i javës së parë në Ligën e Kampionëve


Sezoni 2022/23 nisi këtë mesjavë në Ligën e Kampionëve dhe si gjithëherë UEFA e ka shpallur 11-shen më të mirë të kësaj xhiro.

Skuadrat e mëdha si Real Madrid, Barcelona, PSG, Bayern Munich, Manchester City kanë marrë fitoret e pritura, ndërkohë që janë mposhtur ekipe si Chelsea, Liverpool, Inter e Juventus.

Në formacionin më të mirë të publikuar nga UEFA, në portë gjendet portieri i Dinamo Zagreb-it, Dominik Livakovic, i cili ishte një nga më meritorët që skuadra e tij e mposhti Chelsea-n.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga dy lojtarë të Manchester City-t: Ruben Dias dhe Joao Cancelo, si dhe mbrojtësi i Club Brugge, Abakar Sylla, që shënoi golin e fitores ndaj Bayer Leverkusen-it dhe Alejandro Grimaldo i Benfica-s që gjithashtu shënoi gol në fitoren e skuadrës së tij.

Mesfusha përbëhet nga tre lojtarë: Pitr Zielinski i Napolit që ishte fantastik ndaj Juventus-it duke shënuar dy gola, Marcus Edëards i Sporting Lisbonës dhe Mohammed Kudus i Ajax-it.

Edhe sulmi përbëhet nga tre futbollistë, ku padyshim që njëri prej tyre është Robert Leëandoëski, i cili shënoi tre gola në fitoren e Barcelonës me rezultat 5:1 ndaj Plzen.

Leroy Sane i Bayern Munich shfaqi një ndeshje fantastike në fitoren ndaj Inter-it, duke shënuar një gol dhe duke kontribuar në autogolin tjetër.

Dhe Marian Shved i Shakhtar Donetks, që i realizoi dy gola në fitoren e ekipit të tij në udhëtim te Leipzig.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore