Shqipëria

Floriana Garo, zëdhënësja e re e Partisë Demokratike


Pak ditë më parë u fut në politikë, sot Floriana Garo është një nga fytyrat më të reja politike të Partisë Demokratike. Ajo do të okupojë detyrën e zëdhënëses së fushatës së PD-s.

Floriana Garo jetonte prej disa vitesh në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen, por tashmë do të qëndrojë në Shqipëri për t’i shërbyer fushatës së Partisë Demokratike.

Sot është dita e fundit për regjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, ku Basha do të vendosë për skuadrën demokrate që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Por kjo ishte diçka mbase e paralajmëruar herët a vonë. Në 2017 Basha i ofronte Garos një vend fituesi në listat e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit.

Në atë periudhë u mendua një rotacion me Grida Dumën në Durrës, duke e “blinduar” këtë Qark, që udhëhiqej nga Edi Paloka dhe Xhaferraj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore