Sport

Flick konfirmon interesin e Bayern-it për Haaland-in


Trajneri i Bayern Munich-ut, Hansi Flick, foli rreth nënshkrimit të talentit norvegjez Erling Haaland-it nga ekipi bavarez:“Ne nuk mund të përjashtojmë asgjë”.

Flick pak a shumë konfrimoi atë që po flitet prej ditësh tashmë, interesin e Bayern-it për të nënshkruar me një nga lojtarët më të lakmuar në futboll, yllin e Borussia Dortmund-it, Haaland-in.

“Ka shumë mundësi në jetë dhe asgjë nuk mund të përjashtohet. Por, i perkete së ardhmes dhe ai ka një kontratë afatgjatë në Dortmund (2024)”, tha Flick për Sky Germany kur u pyet për mundësinë e nënshkrimit të norvegjezit nga Bayern-i.

Haaland-i ka një klauzolë lirimi prej 76 milionë eurosh, që mund të aktivizohet në verën e vitit 2022 dhe Bayern-i ka filluar të kërkojë një zëvendësues të ardhshëm për Robert Lewandowski-n, që është 32-vjeç.

“Ai është një lojtar i cili sigurisht është një mundësi për shumë klube të rëndësishme, të cilët gjithashtu mendojnë për të. Sa për të ardhmen, jo të gjithë e dimë”.

“Gjërat mund të lëvizin shumë, shumë shpejt në futboll. Kështu që nuk shqetësohem vërtet”, përfundoi Flick.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore