Lajme

Filipinet zgjasin afatin e ndalimit të udhëtimeve


Të premten, Filipinet zgjatën me dy javë ndalimin e udhëtarëve nga më shumë se 30 territore. Kufizimi i ri përfshin filipinasit që duan të kthehen në vendin e tyre.

Filipinet kanë numrin e dytë më të lartë të rasteve dhe viktimave të prekur nga COVID-19 në Azinë juglindore.

Ndalimi i fluturimeve, i cili përfshin 19 shteteve, u vendos fillimisht për dy javë deri më 15 janar. Me vendimin e ri, ndalimi do të jetë në fuqi deri më 31 janar.

Sipas udhëzimit, udhëtarët nga Kina do të përfshihen në ndalim duke filluar nga 13 janari. Në ndalim do të përfshihen dhe udhëtarët nga SHBA-ja duke filluar nga 3 janari.

Ndalimi i fluturimit përfshin të gjithë udhëtarët që vijnë ose janë tranzit në shtetet që përbëjnë rrezikshmëri për situatën e pandemisë.

Filipinet kanë pasur 495 mijë persona të prekur nga COVID-19, ku 9 mijë e 739 kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore