Lajme

Erdogan: Perëndimi e përkeqësoi krizën Rusi-Ukrainë


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Perëndimin se e përkeqësoi krizën Rusi-Ukrainë.

“Për fat të keq, Perëndimi deri më tani nuk ka dhënë asnjë kontribut në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mund të them se ata vetëm po i përkeqësojnë gjërat”, tha Erdogan për mediat turke.

Gjatë kthimit nga Kiev-i, Erdogan, kritikoi gjithashtu qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden.

Biden, sipas tij, ende nuk ka qenë në gjendje të demonstrojë një qasje pozitive.

Komentet e presidentit turk vijnë teksa ai po përpiqet të organizojë një samit Rusi-Ukrainë.

Erdogan është përpjekur ta pozicionojë Turqinë, e cila është anëtare e NATO-s, si një ndërmjetës neutral, afër Moskës dhe Kiev-it.

Duke lavdëruar ish-kancelaren gjermane Angela Merkel dhe qasjen e saj ndaj Ukrainës, Erdogan tha se Evropa po vuante “çështje serioze në nivel lidershipi”.

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Erdogan riafirmoi ofertën e tij për të mirëpritur një samit Ukrainë-Rusi në Turqi.

Ai tha në aeroplan se Putini “i është përgjigjur pozitivisht” idesë dhe se një datë për vizitën e liderit rus tani do të caktohet së shpejti.

Gaz në Evropë

Turqia dhe Izraeli mund të punojnë së bashku për të transportuar gaz natyror nga Izraeli në Evropë.

Të dyja vendet do të diskutojnë bashkëpunimin energjetik gjatë bisedimeve muajin e ardhshëm.

Ky lajm u bë me dije nga presidenti turk gjatë komunikimit me mediat.

Në një lehtësim të dukshëm pas vitesh armiqësie, Erdogan tha të enjten se presidenti izraelit Isaac Herzog do të vizitojë Turqinë në mes të marsit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore