Shqipëria

Emergjencat Civile këshillojnë qytetarët se si duhet të veprojnë para, gjatë dhe pas bllokimit nga bora


Emergjencat Civile kanë publikuar disa rregulla bazë, që qytetarët duhet t’i ndjekin, në rastet e kohës me dëborë.

Çfarë duhet bere para bllokimit nga dëbora?

• Të sigurojmë, ushqimin për familjen dhe kafshët shtëpiake të paktën për dy javë dhe veshje të trasha për fëmijët dhe të moshuarit.
• Të sigurojmë nga ngrirja rrjetin e tubacioneve të ujit të pijshëm dhe mjetet e ngrohjes për të gjithë periudhën e dimrit.
• Të pastrojmë vazhdimisht çatitë e banesave nga shtresat e dëborës dhe një mjet ndriçimi me bateri, të pavarur nga rrjeti elektrik.
• Të kemi një paketë të ndihmës së shpejtë për çdo rast emergjent dhe të kemi numrat e shërbimeve emergjente një nga telefonat e linjave celulare.

Çfarë duhet bere gjatë bllokimit nga dëbora?

• Të sigurojmë vazhdimisht ngrohje të banesës dhe ndriçim të pandërprerë në dhomën ku kemi të moshuar, fëmijë apo persona të sëmurë.
• Të vendosim kontakte me të afërmit dhe t’i ndihmoni në rast fatkeqësie dhe  të mbajmë të hapur rrugën në oborret brenda shtëpisë.
• Të kontrollojmë vazhdimisht kafshët shtëpiake dhe të sigurojmë ngrohjen për ambientet e tyre dhe të jemi të informuar në çdo kohë për situatën dhe veprimet e ekipit të menaxhimit të emergjencës në bashkinë tone.
• Të ndihmojmë ekipet e emergjencës kur kjo gjë të kërkohet nga drejtuesit e tyre dhe njësitë vendore.

Çfarë duhet të bëjmë pas bllokimit nga dëbora?

• Të pastrojmë çatitë e banesave nga dëbora dhe të ndihmojmë në hapjen e rrugëve këmbësore dhe automobilistike.
• Të sigurojmë të afërmit nga rrëshqitja në dëborë dhe të punojmë së bashku me komunitetin për të ndihmuar ekipet e emergjencës.
• Të krijojmë kushte për strehimin e ekipeve të emergjencës, kur kjo gjë kërkohet nga drejtuesit e tyre dhe të njësisë vendore dhe të informojmë ekipet e emergjencës për familjet që kanë probleme e territorin e lagjes sonë.
• Të ndihmojmë të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara.
• Të mos pengojmë veprimet e forcave të emergjencës në realizimin e objektivave të tyre për dhënien e ndihmës për komunitetin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore