Gatimi

Ëmbëlsirë me mjedra dhe kokos


Ëmbëlsirë me mjedra dhe kokos

Torta e kokosit me çokollatë të bardhë dhe mjedra, e lehtë dhe e shijshme do të jetë një vazhdim i shkëlqyer i festave të fundvitit.

Përbërësit:

6 te bardha veze

220 g sheqer

1 lugë gjelle lëng limoni

Brendësia

500 ml qumësht

6 të verdha veze

200 g sheqer

3 sheqerna vanilje

50 g miell të mprehtë,

1 gjalpë

300 g çokollatë të bardhë kokosi

Siperfaqja:

500 gr mjedra (të ngrira), 5 lugë sheqer dhe 200 ml ujë

Për spërkatje

kokos

çokollatë e bardhë

Përgatitja:

Të bardhat e vezëve i përziejmë gradualisht, duke shtuar sheqerin dhe lëngun e limonit. Masën e përftuar, të rrahur shumë fort, e vendosni në një tepsi të veshur me letër yndyre. E pjekim ne 140 gradë për 1 orë.

Ndërsa korja është duke u tharë, përgatitni mbushjen – 500 gr mjedra, 5 lugë sheqer, 200 ml ujë vendoseni në një enë dhe gatuajeni në zjarr të ulët. Ndërkohë xhelatinën e bëni sipas udhëzimeve nga qesja. Kur masa me mjedrat të vlojë, e përziejmë me një mikser. Shtoni xhelatinën e fryrë në përzierjen e mjedrës, përzieni dhe lëreni të ftohet pak.

Merrni 100 ml nga 500 ml qumësht dhe pjesën tjetër e vendosni në zjarr të ziejë. Rrihni të verdhat e vezëve, sheqerin, sheqer vaniljen derisa të bëhet shkumë, më pas shtoni qumështin dhe miellin që hoqët nga 500 ml.

Gradualisht, përzierjen e vezëve shtoni në qumështin e vluar dhe bëni një mbushje duke e trazuar. Transferoni në një tas të thatë dhe lëreni të ftohet. Mbushjes së ftohur i shtojmë gjalpin dhe çokollatën e prerë në copa shumë të vogla dhe i bashkojmë të gjitha.

Në një tepsi vendosim gjysmën e mbushjes së vaniljes dhe më pas e vendosim në frigorifer për gjysmë ore. Pas gjysmë ore vendosim pelten e mjedrës dhe e vendosim sërish në frigorifer për rreth një orë.

Më pas vendosni pjesën tjetër të mbushjes me vanilje, të cilën do ta spërkatni me bollëk kokosi dhe sipër saj grijeni çokollatën e bardhë. Vendoseni tortën në frigorifer gjatë gjithë natës, dhe shijoni shijen fantastike të nesërmen

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore