Jetesë & Stil

Edhe një tatuazh më shumë në lëkurën e Ledri Vulës


Rep artistit nga Kosova, Ledri Vula, kohëve të fundit duket t’i kenë hyrë në qejf tatuazhet.

Muaj më parë një të tillë ai e bëri për vajzën e tij, Poemën Blu, teksa më vonë në trupin e tij vendosi edhe një tatuazh tjetër dedikuar gjyshit të ndjerë, me të cilin artisti kishte deklaruar të kishte pasur një lidhje shumë të ngushtë.

Tatuazhi i Ledrit kushtuar ardhjes në jetë të vajzës së tij – Poemes Blu.

Por, këto nuk janë tatuazhet e vetme të cilat, Ledri, i ka gdhendur në trupin e tij, pasi që në krahun e tij e ka vendosur edhe një tatuazh të ri.

Ylli i hitit “SRMN”, kësaj radhe ka vendosur që në lëkurë të shkruaj titullin e njërës prej këngëve të tij më të pëlqyera, suksesi i së cilës u dëshmua si në klikime ashtu edhe duke qenë pjesë e “playlistave” të DJ-ve anë e mbanë vendeve shqipfolëse.

Bëhet fjalë për këngën “100 probleme”, hit të cilin Vula e ka publikuar në vitin 2014, e që deri më tani numëron afro 6 milionë klikime në YouTube.

Tatuazhi i ri i Ledrit, titulli i këngës – “100 probleme”.

Tatuazhi i ri i Ledrit, ishte i kuruar deri në detaje duke u dukur “super cool” në lëkurën e tij.

Ndryshe, Ledri Vula bashkë me rep artistin tjetër, Majk, kanë paralajmëruar se këtyre ditëve do të sjellin këngën e tyre të re.

Ledri Vula dhe Majk në prapaskenat e video klipit të ri.

“Marr” do të titullohet kënga e dyshes, video klipi i së cilës është përfunduar dhe edhe data e publikimit është zbuluar.

Projekti më i ri bashkëpunues në mës artistëve, do të publikohet me datë 9 qershor të këtij viti teksa pritet të shënoj një sukses të madh, bazuar në sukseset e këngëve në projektet solo, si të Ledrit, ashtu edhe të Majk-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore