Kosova

Dy Medalje Presidenciale: Njëra për FSK-në, tjetra për Blerta Bashollin


Dy medalje presidenciale janë ndarë për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Vjosa Osmani, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, në këtë ditë, ka marrë dy vendime përmes të cilave ka dekoruar me Medalje Presidenciale FSK-në dhe regjisoren Blerta Basholli.

Medalja Presidenciale Ushtarake është ndarë për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kurse, regjisorja Blerta Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës.

Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival.

Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore