Sport

Dortmund synon talentin e Juventus-it


Dean Huijsen

Gjiganti gjerman të Borussia Dortmund-it janë të interesuar për të riun e Juventus-it, Dean Huijsen dhe duket se po përgatitin një ofertë për mbrojtësin holandez.

Huijsen është aktualisht në huazim te Roma dhe ai ka bërë përshtypje në periudhën e tij të huazimit te verdhekuqtë.

Gazetari italian, Daniele Longo ka raportuar se ndërsa Roma është e interesuar ta mbajë lojtarin në klub edhe për një sezon tjetër, do të duhej të ishte vetëm një marrëveshje huazimi. Kjo mundësi është e vështirë, por jo e pamundur.

Por pavarësisht, gjasat janë që Huijsen të largohet nga Juve në fund të sezonit. Dortmund-i e ka ndjekur holandezin për disa javë tani dhe ata janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të tjera për mbrojtësin e ri të talentuar.

Verdhezinjtë duan të jenë të shpejtë në mposhtjen e konkurrencës për lojtarin dhe tashmë janë duke përgatitur një ofertë për të.

Juve kërkon një tarifë prej rreth 25 milionë euro dhe 30 milionë euro për 19-vjeçarin, i cili duket se ka shumë të ngjarë të largohet nga bardhezinjtë në verë. Nëse kjo do të jetë me huazim apo në baza të përhershme, mbetet për t’u parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore