Sport

Djali që ra nga avioni ishte futbollist i ri afgan


Agjencia e lajmeve afgane “Ariana”, raporton se një futbollist afgan ka rënë nga avioni gjatë tentativës për t’u larguar nga Kabuli.

Zaki Anwari, vetëm 19-vjeç dhe lojtar i ekipit kombëtar, vdiq pasi ra nga avioni amerikan në aeroportin e Kabulit të hënën.

Anwari ishte në avionin Boeing C-17 i USAF dhe vdekja e tij u konfirmua nga Drejtoria e Përgjithshme për Sportin.

Pas rënies së kryeqytetit të Afganistanit, Kabulit, në duart e talebanëve, me mijëra njerëz po kërkojnë të largohen nga vendi i tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore