Sport

Deschamps publikon futbollistët e ftuar për “Euro 2020”, rikthehet Benzema


Përzgjedhësi i Kombëtares së Frances, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Lajmi befasues në këtë listë, është përfshirja e sulmuesit të Real Madrid-it, Karim Benzema i cili ka munguar që një kohë të gjatë në kombëtaren franceze.

Benzema nuk është ftuar nga Decshamps që nga viti 2015, për shkak të përfshirjes së tij në historinë e shantazhit ndaj ish-shokut të tij, Valbuena.

Që nga viti 2015, sulmuesi madrilen me Francën ka humbur Kampionatin Evropian në vitin 2016, ku Franca u mposht nga Portugalia në finale, si dhe Kampionatin Botëror që “gjelat” e fituan në vitin 2018.

Mirëpo, duket se ardhja e yllit të Realit në formacionin e Deschamps, ka lënë jashtë liste sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Ndoshta më shumë se Martial, befasuese mund te jetë mos ftesa e mbrojtësit anësor të skuadrës së Milanos, Theo Hernandez, i cili ka kaluar një sezon të shkëlqyer me skuadrën e tij.

Kujtojmë që Deschamps është në krye të Kombëtares së Francës që nga korriku i vitit 2012, i cili në total  ka zhvilluar 111 ndeshje zyrtare në krye të Francës, prej të cilave ka fituar 77, ka barazuar 20 dhe ka humbur 18 takime.

Lista e plotë e Francës:

Portierë: Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Steve Mandanda (Marseille), Mike Maignan (Lille)

Mbrojtës: Léo Dubois (Lyon), Benjamin Pavard (Bayern Munich), Kurt Zouma (Chelsea), Raphael Varane (Real Madrid), Clément Lenglet (Barcelona), Presnel Kimpembe (PSG), Lucas Digne (Everton), Lucas Hernandez (Bayern Munich), Jules Koundé (Sevilla)

Mesfushorë: Corentin Tolisso (Bayern Munich), N’Golo Kanté (Chelsea), Paul Pogba (Manchester United), Adrien Rabiot (Juventus), Moussa Sissoko (Tottenham)

Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Olivier Giroud (Chelsea), Kylian Mbappé (PSG), Wissam Ben Yedder (Monaco), Kingsley Coman (Bayern Munich), Ousmane Dembélé (Barcelona), Antoine Griezmann (Barcelona), Thomas Lemar (Atletico Madrid), Marcus Thuram (Gladbach)

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore