Sport

Depay mund të transferohet në Galatasaray


Memphis Depay është rikthyer te Barcelona pas Kupës së Botës, derisa po stërvitet nën urdhrat e trjanerit, Xavi Hernandez.

Holandezi ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për katalanasit, megjithatë ai mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Kontrata e tij me Barcelonën përfundon në verën e vitit 2023 dhe “blaugranat” nuk duan ta humbasin me parametra zero.

Në këtë mënyrë, Galatasaray janë shumë të interesuar për ta transferuar sulmuesin 28-vjeçar.

Klubi turk dëshiron të transferojë një tjetër lojtar të madh, megjithatë Depay për momentin nuk e dëshiron një transferim atje, pasi për të do të ishte një hap pas në karrierën e tij.

Sulmuesi edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë në Kupën e Botës, e nisi si titullar në sfidën e tretë të grupit, ndërsa në raundin e 1/8-ve ishte vendimtar me golin e tij në fitoren përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultatin 3:1.

Në rast se Depay nuk zgjedh transferimin e Galatasaray, atëherë ai mund të qëndrojë te Barcelona deri në fundin e sezonin dhe më pas të largohet me parametra zero në verë, ku interesimi i klubeve do të jetë më i lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore