Sport

De Gea zgjedhet lojtari i muajit në Premier League


avid de Gea është shpallur lojtari i muajit në Premier League për herë të parë në karrierën e tij

Portieri spanjoll bëri 22 pritje muajin e kaluar, duke u renditur në krye të listës së Premier League.

Ai ndiqet nga portieri i Leeds United, Illan Meslier, i cili ka pasur 13 pritje më pak se homologu i tij i Manchester United në sezonin 2021/22.

De Gea fitoi çmimin për herë të parë pavarësisht se kishte regjistruar 361 paraqitje në Premier League.

Ai arriti të merrte më shumë vota se kandidatët si Jarrod Boëen, Kevin de Bruyne, Jack Harrison, Joao Moutinho dhe James Ward-Prowse.

Reprezentuesi spanjoll u bë gjithashtu portieri i parë që fitoi çmimin që nga shkurti i vitit 2016, kur Fraser Forster i Southampton u shpall lojtari i muajit në Premier League.

Këtë javë, De Gea u shpall edhe lojtari më i mirë i muajit janar te Manchester United, për herë të tretë që e merr këtë çmim këtë sezon.

De Gea gjithashtu ka fituar çmimin Sir Matt Busby Lojtari i Vitit katër herë në 2014, 2015, 2016 dhe 2018.

Ky çmim i jepet lojtarit më të mirë të Manchester United për çdo sezon, me një votim që zhvillohet në fund të çdo sezoni. zakonisht në prill, dhe duke qenë i hapur për këdo që ka një llogari në faqen zyrtare të klubit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore