Sport

Coronel: Me tetë tituj nuk je më Lewis Hamilton, por zot


 

Këtë sezon, Formula 1 pritet të jetë e mbushur me surpriza. Shumë rikthime të mëdha do të ketë në sportin më të shpejtë në botë.

Të shumtë janë analistët e sportit që mendojnë se ai, që do të spikasë këtë sezon, do të jetë Fernando Alonso, por jo Tom Coronel.

“Në ëndrrat tuaja”, është përgjigjur Coronel.

48-vjeçari Tom Coronel, nga Holanda, është veteran i më shumë se 1,000 garave, kryesisht me makina sportive.

Tashmë analist i F1 në Ziggo Sports, ai ka dhënë komentin e tij mbi konstatimet më të shpeshta që janë bërë para fillimsezonit.

“Nëse ai do ketë sukses, do jem i pari që do përulem”, tha Coronel mbi komentet se ai që do bëjë ndryshimin këtë sezon do të jetë Fernando Alonso.

“Kur je larg Formula 1 një vit, e humb shpejtësinë. Alonso ka qenë larg F1 dy vite”.

Analisti mendon që, një rikthim i fuqishëm i Alonso-s është kundër çdo ligji të natyrës.

“Ka pilot të rinj, të cilët janë më të përgatitur, më entuziastë”, shtoi Coronel. “Alonso është luftëtar, por 40 vjeç”.

“Ju mund të ëndërroni natën me symbyllur, por jo gjatë ditës me sy hapur”.

Coronel u shpreh rreth çështjes “Hamilton” dhe sezonit të “rekordeve”, siç cilësohet britaniku.

“Me tetë tituj, nuk je më Lewis Hamilton, je zot. Ke përfunduar detyrën”, tha Coronel.

Në vijim, analisti thotë se, “Nuk e kuptoj pse do duhej të vazhdonte më pas, kur ka thyer çdo rekord”.

“Mercedes nuk ka nevojë më për Hamilton-inështë e thjeshtë”, vë theksin Coronel.

“Atje jashtë, ka djem si George Russell dhe Max Verstappen. Me këta ke 10 vite të siguruara”.

“Pyetja është, a do jetosh apo do përjetësohesh. Njerëz si Lewis duan të përjetësohen.”

“Unë jam 48 vjeç. Nëse më ofrohet mundësia për të garuar, do të lija gjithçka pas. Dasmë, ditëlindje, nuk ka rëndësi”, tha Coronel, “por e kuptoj pse Hamilton do të ngopej pas një titulli të tetë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore