Sport

Conference League/ Përfundojnë sfidat e para, Roma e pandalshme


Tetë sfidat e para të së enjtes në Conference League kanë përfunduar. Skuadra e Roma-s ka vijuar përsëri me fitore.

16 ndeshje do të kishte në total e enjtja në Conference League, teksa tetë të parat janë luajtur. Tetë ndeshjet e mbetura do të fillojnë nga ora 21:00.

Në Grupin A, pati një fitore për miqtë në sfidën mes Alashkert-it dhe HJK-së, në shifrat 4-2. Si dhe sfida tjetër përfundoi në barazim 1-1. Ajo mes LASK-ut dhe Maccabi Tel Aviv-it.

Në Grupin B, kanë fituar të dy ekipet pritëse me rezultatin 2-0. Përkatësisht Gent-i përballë Anorthosis Famagusta-s dhe Partizan Beograd-i përballë Flora Talin-it.

Në Grupin C, Roma konfirmohet si një ekip pretendent për titullin kampion. Italianët fituan me rezultatin e pastër 3-0 në fushën e Zorya Luhansk-ut. Përballja tjetër e këtij grupi mes CSKA Sofia-s dhe Bodo/Glimt-it përfundoi në barazim pa gola.

Në Grupin D, AZ Alkmaar-i ka arritur një fitore minimale ndaj Jablonec-it, në shifrat 1-0. CFR Cluj ka barazuar me Randers-in ne shifrat 1-1.

Sfidat e mbrëmjes do të jenë:

Union Berlin – Maccabi Haifa

Feyenoord – Slavia Praha

Kobenhavn – Lincoln Red Imps

PAOK – Slovan Bratislava

Tottenham – Mura

Vitesse – Rennes

Basel – Kairat Almaty

Omonia Nicosia – Qarabag

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore