Euro 2020

Christian Eriksen e kalon operacionin me sukses


Në ndeshjen e EURO 2020 të cilën Danimarka e luajti përballë Finlandës, Christian Eriksen pësoi arrest kardiak.

Për disa minuta, e gjithë bota e futbollit ishte në ankth për gjendjen e tij.

Për fat të mirë, ai shpëtoi mirë, dhe pas ngjarjes, u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në zemër.

Me një komunikatë zyrtare, Federata e Futbollit të Danimarkës, bëri të ditur që operacioni i tij kaloi me sukses.

“Christian Eriksen ka kaluar një operacion të suksesshëm dhe është liruar sot nga spitali. Ai gjithashtu vizitoi skuadrën sot në Helsingor – dhe nga aty do të largohet për të shpenzuar kohë me familjen e tij”.

Edhe Eriksen ka dërguar një mesazh për të gjithë:

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe – ka qenë e jashtëzakonshme që ta shoh dhe ta ndjejë. Operacioni shkoi mirë, dhe unë po bëj shumë mirë në rrethana të caktuara. Ndihem shumë mirë që i pash përsëri shokët, pas ndeshjes fantastike që luajtën dje. Nuk ka nëvojë ta them që do i mbështes edhe të hënën përballë Rusisë”.

Ende nuk është marrë vendimi se a do të luaj Eriksen futboll përsëri.

Kjo pritet të ndodh pas disa muajve, me gjendjen e tij që do të monitorohet nga afër në këtë kohë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore