Sport

Chris Smalling grabitet nga hajdutët


Mbrojtësi i Romës, Chris Smalling është përballur me një aventurë të tmerrshme në natën kur shokët e tij të skuadrës ishin duke festuar për kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”,  Smalling u bë viktimë e tre hajdutëve të cilët hyrën në shtëpinë e tij të armatosur dhe në sy të gruas dhe djalit të tij të vogël ishte grabitur.

Hajdutët e detyruan anglezin që të hapë kasafortën e tij, ku kanë arritur të marrin disa orë rolex dhe sende të tjera me vlerë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia italiane, pasi kishin marrë një telefonat nga gruaja e Chris, të cilët nisën menjëherë hetimet për të zbuluar hajdutët.

Ndërsa mësohet qe Smalling, gruaja e tij Sam dhe djali i tyre dy-vjeçar Leo, nuk kishin pësuar lëndime fizike nga kjo grabitje, mirëpo ata pësuan tronditje.

Kujtojmë që mbrojtësi anglez nuk ishte në dispozicion të trajnerit Fonseca për ndeshjen e së enjtes ndaj Ajax.

Ndërsa synimi i tij është që të jetë i gatshëm për dy sfidat gjysmëfinale, ku shorti e ka vënë Romën përballë ish-skuadrës së Smalling, Manchester United, ekip me të cilën ka luajtur për nëntë sezone.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore