Lojëra

Charles Martinet s’do të jetë më zëri i Mario-s në lojën e njohur të Nintendo-s


Charles Martinet nuk do të jetë më zëri i Mario-s në lojën e njohur të Nintendo-s, kompania ka zëvendësuar atë me Kevin Afghani-n.

Afghani është i lumtur që do të japë zërin e personazheve Mario dhe Luigi në lojërat e Nintendo të ardhshme. Ai është njohur më parë për zërin e Arnold-it në lojën “Genshin Impact”.

Nintendo ka konfirmuar se Afghani do të jetë zëri i personazheve, përfshirë Elephant Mario.

Një dallim në zë është vënë re nga fansat e “Super Mario Bros. Wonder”, i cili do publikohet me 20 tetor.

Charles Martinet, i cili ka qenë zëri i Mario-s për më shumë se dy dekada, do të vazhdojë të punojë për Nintendo si “Ambasador Mario”, ndërsa Kevin Afghani do të marrë detyrën e zërit të personazheve të Super Mario.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore