Sport

Champions League/ Keylor Navas nuk është skualifikuar asnjëherë nga një ndeshje “nokauti”


Ashtu si të gjithë spektatorët neutralë, Keylor Navas do ta kujtojë gjatë ndeshjen e dyfishtë të bukur kundër PSG-së dhe Bayern Munchen. Portieri kostarikan ishte një nga më të mirët në fushë në ndeshjen e parë, kur bëri dhjetë ndërhyrje vendimtare. Shumë përpjekje nga lojtarët bavarezë në drejtim të portës së tij në kërkim të golit, por edhe në kthim ai ofroi një provë tjetër sigurie, me katër pritje jetësore të cilat përcaktuan kalimin e kthesës së skuadrës së Pochettino.

E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e raundit të 16-ve me Barcelonën, veçanërisht në ndeshjen e kthimit në Paris, ish-gardiani i Real Madrid luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, duke bllokuar përpjekjen e bindur të “remuntadas” nga Messi dhe shokët e tij të skuadrës.

Në dritën e gjithë kësaj, është e qartë se Keylor Navas është një nga protagonistët kryesorë në rrugën e madhe evropiane të PSG-së, i cili për të dytin vit radhazi, vetëm që kur Navas erdhi nga Real Madrid ka arritur në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pas viteve ndjekjesh të pasuksesshme.

Statistikat, në fakt, konfirmojnë se Navas është praktikisht i pakonkurueshëm në garën më klubet e madhe. Madje edhe te Real Madrid, në fakt, portieri kostarikan nuk ka humbur kurrë një sfidë të dyfishtë me eleminim. U ble në 2014 si zëvendësues për Casillas, ai nuk doli në fushë as edhe një minutë në gjysmëfinalen e humbur në maj 2015 kundër Juventusit të Allegri-t (2-1 për bardhezinjtë në Torino, 1-1 në Madrid).

Në verën e 2015, Casillas largohet nga Real, lidh kontratë me Porton dhe Navas bëhet titullar. Që atëherë, fillimisht me Benítez në stol dhe pastaj padyshim me Zidane, Navas filloi një marrëdhënie shumë të thellë dashurie me Ligën e Kampionëve. Në sezonin e parë, Real eliminoi Romën, Wolfsburgun dhe Manchester City-n përpara se të fitonte në finale (me penallti) kundër Atlético Madrid. Navas e mbylli sezonin me vetëm tre gola të pësuar në 11 ndeshje gjithsej.

Në vitin pasardhës Real Madrid mundi Napolin, Bayern Munchen dhe Atlético Madrid, dhe më pas Juventusin në finale në Cardiff, edhe pse rezultati në planin personal i  Keylor Navas ishte më pak pozitiv se sezoni i kaluar (17 gola të pësuar në 13 ndeshje të zhvilluara).

Së fundmi, në edicionin 2017/18, Madridi i fundit i Zidane dhe Ronaldos kaloi Psg-në, Juventusin dhe Bayern-in para Liverpool-it në finale, dhe Navas fitoi Ligën e tij të tretë të Kampionëve me 13 gola të pësuar në 11 ndeshje.

Në sezonin vijues, Real Madrid i stërvitur nga Lopetegui dhe më pas nga Solari, kaloi raundin e eliminimit, por më pas u skualifikua nga Ajax-i në raundin e dytë. Në dy ndeshjet ndaj holandezëve, Navas qëndroi në stol me Courtois titullar në fushë.

Kthimi i Zidane në stol nuk e ndryshoi fatin e portierit kostarikan dhe kështu erdhi mundësia për t’u bashkuar me PSG-në. Që nga ajo kohë, Navas ka rifilluar të luajë si titullar në Ligën e Kampionëve dhe PSG-ja ka filluar të kapërcejë të gjitha raundet me eliminim direkt.

Sezonin e kaluar, francezët eliminuan Borussia Dortmund, Atalanta dhe Leipzig para humbjes ndaj Bayern Munchen në finale. Këtë vit, megjithatë, i takoi radha Barcelonës dhe Bayern Munchen. Në total, pra, janë 14 raunde me eleminim të drejtpërdrejtë të luajtura dhe të parakaluara nga Navas. Ekipi që do të dalë fituesi i përplasjes midis Manchester City dhe Borussia Dortmund paralajmërohet. Për të arritur në finale, ata do të duhet të mposhtin PSG-në, gjithashtu primatin e pabesueshëm të portierit të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore