Shqipëria

Çështja e Kosovës, Blinken: Njohim vetëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja, punojmë me Shqipërinë për stabilitetin


Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është shtegu i vetëm i duhur për Kosovën dhe Serbinë.

Kështu ka deklaruar nga Tirana, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Në fjalën e tij, Blinken theksoi se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan më kthim pas për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Jemi me të vërtetë persona që mendojmë se nuk mund të kemi përsëritje. Jemi të angazhuar që të mbështesim të gjitha përpjekjet, por dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë për stabilitetin rajonal”.

Sipas tij, ky është shtegu që i sjell të gjithë drejt një të ardhmeje më të mirë.

“Do të mbështesim të gjitha vendet, dhe punojmë me Shqipërinë që të bëjmë përpara në këtë shteg”.

Kryediplomati amerikan solli në vëmendje kohën kur nisi të punojë DASH  dhe Shtëpinë e Bardhë – 30 vite më parë – ku sfida që ishte nga fillimi deri në fund ishte Ballkani.

Për këtë arsye ai theksoi se SHBA-të janë të angazhuara që të mbështesim të gjitha përpjekjet e vendeve të Ballkanit drejt BE.

Edhe Edi Rama, kryeministri shqiptar, pati një mesazh të qartë për Kosovën: Nuk duhet bërë asnjë hap përpara në dialog pa u konsultuar dhe pa u koordinuar me partnerët amerikanë.

Sot për sot, sipas Ramës, mund të fitohen disa vota me vendime të pakonsultuara me amerikanët, por e ardhmja, kurrsesi.

Fillimisht, Rama e bëri shumë të qartë se pa SHBA-të Kosova nuk do të ishte e pavarur. Se ishin partnerët amerikanë, ata të cilët arritën ta pavarësonin Kosovën dhe ti jepnin sovranitetin.

Ndaj, Amerika është angazhuar drejtpërdrejt për vijimin e rajonit, për të ardhmen e tij dhe është në interesin e popullit shqiptar që ta shikojë bashkimin e Evropës si pjesë e pandarë e bashkimit të rajonit rreth vlerave dhe parimeve që mishërojnë qenien në komunitet mes shtetesh demokratike.

“Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA-të nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-ve në këtë rajon dhe specifikisht interesi për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë nuk është interes i dorës së dytë”, shtoi ai.

Ndaj, asnjë hap më nuk duhet kryer pa pasur koordinimin me amerikanët.

Ndër të tjera, për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë nuk është thjesht në kuadër të mbështetjes për Shqipërinë, por edhe e një kuadri gjeostrategjik.

Sipas tij, fakti që kryediplomati amerikan, mes gjithë çështjeve me rëndësi të lartë gjeopolitike në botë, ka gjetur kohën të ndalet në Tiranë, është një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë dhe vlerësimit që SHBA-të kanë për vendin, por edhe e një miqësie për partneritetin në rajon.

Po ashtu, Rama gjatë një konference shtypi me Blinken, përmendi edhe mbështetjen e madhe amerikane në rrugëtimin euro-atlantik shqiptar, duke shtuar edhe mbështetjen e plotë për aderim në Bashkimin Evropian.

SHBA-të, shtoi Rama më tej, kanë qenë vendimtare në pavarësinë e Kosovës dhe ai e panoi se u bisedua me Blinken edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore