Euro 2020

Çekia befasisht në çerekfinale, rruga e Holandës në EURO 2020 përfundon këtu


Ndeshja e parë e ditës së diel të raundit të 16-ave të finales, përfundoi me befasi.

Dueli mes Holandës dhe Çekisë, përfundoi me fitoren e Çekisë me rezultat 2-0.

Holanda vinte si favorite në këtë ndeshje, por Çekia befasoi, jo vetëm me rezultat, por edhe me paraqitja.

Fitorja e tyre ishte krejtësisht e merituar.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte pa gola dhe me mundësi të pakta, me dy skuadrat që u kujdesën shumë në mbrojtje, duke mos menduar shumë për sulmin.

Ndërsa pjesa e dytë e ndeshjes shkoi krejt keq për Holandën.

Në të 55-ën, Matthijs De Ligt u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali një kundërsulm të Çekisë në mënyrë të palejuar, duke u munduar ta largojë topin me dorë.

Më pas, Çekia kishte punë shumë më të lehtë.

Fillimisht shënoi Holes, në minutën e 68-të, duke e bërë punën edhe më të vështirë për Tulipanët.

Në tentativë për të kthyer ndeshjen në favorin e tij, trajneri De Boer futi më shumë lojtarë sulmues në sulm.

Kjo nuk pati fare efekt, me Republikën Çeke që shfrytëzoi në maksimum kundërsulmet.

Patrick Shick shënoi golin e tij të katërt në këtë Europian, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në këtë EURO 2020, pas Cristiano Ronaldo-s.

Në minutën e 80-të, ai vulosi fitoren për Çekinë, e cila i drejtohet çerekfinaleve.

Aty ata do të përballen me Danimarkën, e cila dje eliminoi Uellsin.

Ndeshja luhet më 3 korrik, në Baku të Azerbajxhanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore