Muzikë

Cardi B – e vetmja artiste grua që çdo këngë e albumit iu certifikua platin nga RIAA


Cardi B - Rep artiste

Rep artistja, Cardi B ka festuar një moment historik së fundmi pasi që ajo u bë gruaja e parë artise që secila këngë e albumit të saj “Invasion of Privacy” u certifikua si platin nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA).

Triumfi i saj i fundit vjen pas një tjetër momenti historik me të njëjtin album, kur ajo u bë gruaja e parë që çdo këngë në albumin e saj të çertifikuar të paktën me vlerësim të artë, sipas Billboard.

Cardi B.

Edhe pse çdo këngë në debutimin e Cardi-t u bë platin, “Bodak Yellow” dhe “I Like It” – ku u shfaqën Bad Bunny dhe J Balvin – kanë spikatur në mesin e 13 këngëve të albumit.

“Invasion Of Privacy” u vlerësua gjithashtu nga kritikët, duke shënuar një mori vlerësimesh të forta pas publikimit të tij.

Në vitin 2019, albumi i Cardi B u zgjodh si më i miri i zhanrit rep në ceremoninë prestigjioze të Grammys.

Cardi B.

“Bodak Yellow” dhe “I Like It” fituan të dy vendet e lakmuara numër një në tabelën e këngëve të Billboard Hot 100 pas publikimit të tyre.

Në prill të vitit 2021, krijuesja e hiteve festoi suksesin e vazhdueshëm të albumit të saj teksa shënoi përvjetorin e tij të tretë të albumit.

“Faleminderit të gjithëve që po tregoni dashurinë e IOP-së sot. Ndjehet si një ditëlindje”, shkroi ajo në Twitter.

“Kam kujtime të vërteta të ëmbla dhe të hidhura kur dëgjoj albumin, u përballa me shumë sfida gjatë procesit dhe më pas, por rezultati ishte i bukur dhe i suksesshëm. Të dua përgjithmonë”, pati shtuar ajo.

Edhe pse ajo ka qenë e ngadaltë për të prodhuar një album të dytë në studio, Cardi arriti të fitojë një sukses më të madh me këngën e saj bashkëpunuese masivisht popullore “WAP”, e cila shfaqi bashkimin e saj me Megan Thee Stallion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore