Sport

Bundesliga, Dortmund-i, Mainz-i dhe Wolfsburg-u triumfojnë në transfertë


Kanë përfunduar pesë ndeshje në Bundesliga gjermane për këtë të shtunë. Borussia Dortmund-i, Mainz-i dhe Wolfsburg-u kanë arritur të marrin tri pikë të plota.

Dortmund-i ka fituar përballë Bayer Leverkusen-it, në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 4-3. Dy gola erdhën nga i përherëshmi Erling Haaland, ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Julian Brandt dhe Raphael Guerrero.

Wolfsburg-u triumfoi në përballjen në transfertë me Greuther Furth-in, me rezultatin 2-0. Lukas Nmecha dhe Wout Werghorst i dhanë tri pikët miqëve.

Mainz-i ishte skuadra tjetër që doli me tri pikë të plota nga ndeshjet e të shtunës në Bundesliga, pasi mundi 2-0 Hoffenheim-in vendas. Jonathan Michael Burkardt dhe Marcus Ingvartsen ishin autorët e golave për Mainz-in.

Dy sfidat e tjera përfunduan në barazim, përkatësisht Union Berlin – Augsburg 0-0 dhe Freibug – Koln 1-1. Anthony Modeste shënoi për Koln-in, ndërsa goli i Freiburg-ut ishte si rezultat i autogolit të Rafael Czichos.

Ndeshja tjetër e te shtunës në Bundesliga është ajo mes Leipzig-ut dhe Bayern Munich-ut, që do të fillojë në orën 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore