Sport

Brazil – Argjentinë, superklasikja në numra


Quhet “superklasikja”.

Brazili dhe Argjentina shohin veten përballë njëra-tjetrës në atë çfarë është maja më e lartë e futbollit jugamerikan.

Dy nga skuadrat më të talentuara në botën e futbollit internacional, vijnë në një ndër duelet më të rëndësishme të këtij viti kalendarik.

Argjentina i ka kaluar pritshmëritë në këtë edicion, duke ndërtuar një skuadër shumë stabile me Lionel Scaloni-n në krue.

Albiselestët janë në mesin e një periudhe jashtëzakonisht të gjatë pa trofe, dhe ata kanë punuar shumë që të arrijnë në finalen e këtij viti.

Brazili janë kampionët në fuçi të Copa America-s dhe këtë kompeticion e nisën si favorit.

Ndeshjet kokë më kokë

Brazili ka një rekord mjaft të mirë ndaj Argjentinës.

Në 111 ndeshje që janë zhvilluar deri tani, selesao ka fituar 46 ndeshje.

Argjetina në anën tjetër ka fituar 40 ndeshje, edhe ky një numër mjaft i mirë, duke marrë parasysh historinë nëpër të cilën kanë kaluar këto dy kombëtare.

Ndeshja e fundit mes tyre ishte një miqësorë në vitin 2019, Argjentina fitoi 1-0 me Lionel Messi-n që shnëoi golin vendimtar.

Nga pesë ndeshje në këtë Copa America, Brazili ka fituar katër, ka barazuar një, kurse Argjentina ka fituar të gjitha ndeshjet e saj.

Statistika interesante

Argjentina ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit me Brazilian, dhe ka pësuar tetë gola në këtë kohë.

Në përballjen e fundit në një Copa, në vitin 2019, Brazili fitoi 2-0 përballë Argjentinës e më pas fitoi edhe trofeun.

Në katër ndeshjet e tij të para përballë Brazilit, Lionel Messi kishte pësuar katër humbje.

Në pesë ndeshjet e fundit ndaj selesaos, Messi ka shënuar pesë herë.

Dy yjet e skuadrave

Argjentinasi shënoi golin e 76-të me Argjentinën në ndeshjen përballë Ekuadorit, dhe është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të Pele-s me Brazilin, 77 gola.

Me katër gola dhe pesë asistime deri tani, Lionel Messi konsiderohet futbollisti më i mirë i kësaj Copa America.

“La Pulga” ka shënuar dy goditje dënimi dhe ka qenë thjesht i mrekullueshëm gjatë gjithë kampionatit.

As Neymar nuk ka qenë larg me Messi-n.

Ylli i PSG-së është afruar në vetëm nëntë gola larg arritjes së rekordit të Pele-s, atë me 77 gola.

Edhe pse nuk ka shënuar në katër ndeshjet e fundit, Neymar ka ndihmuar skuadrën me asistime dhe paraqitja fenomenale.

Me 49 asistime në fanellën e verdhë, Neymar është asistuesi më i mirë në histori të Brazilit.

Roli i tij në fushë, e bën atë një pikë kyçe për skuadrën e Tite-s.

Përballë Argjentinës, Neymar ka tre gola në dhjetë ndeshje, dhe ai shpreson shumë që nesër do të gjej të paktën një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore