Sport

Bonucci: “Unë mendoj se Cristiano do të kishte qëndruar edhe nëse Messi nuk do të shkonte në PSG”


Sipas bashkëlojtarit të Cristiano Ronaldo-s, italianit Leonardo Bonucci, transferimi i Lionel Messit në Paris Saint-Germain nuk ka pasur asnjë ndikim për të ardhmen e portugezit në Juventus.

Ronaldo ishte lidhur me një largim nga Juventus gjatë verës pasi hyri në vitin e fundit të kontratës së tij, dhe PSG ishte ndër klubet që thuhej se ishin të interesuar.

Por një lëvizje në Francë për Ronaldon tani duket e pamundur me Messin që zyrtarisht u bashkua me klubin francez të martën në një marrëveshje dyvjeçare.

“Unë mendoj se Cristiano do të kishte qëndruar edhe nëse Messi nuk do të shkonte në PSG”, tha Bonucci për Gazzetta dello Sport.

“Për ne ai është një vlerë e shtuar, dhe jam i sigurt se këtë vit, më shumë se në vitet e kaluara, ai do të na ndihmojë të i përmbushim të gjitha objektivet tona”, përfundoi Bonucci.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore