Shëndet

Benifitet që sjell riciklimi i qelqit


Ilustrim

Duke qenë se qelqi është 100 për qind i riciklushëm, ai mund të ripërtërihet edhe pa e humbur cilësinë.

Rreth 80 për qind e qelqi që riciklohet përdoret për të prodhuar shishe qelqi dhe kavanoza të rinj në më pak se një muaj.

Këtë e ka bërë të ditur Organizata Joqeveritare EcoZ, nëpërmjet një postimi në mediat sociale, organizatë kjo që është e zbatueshme ndaj mbrojtjes së mjedisit.

EcoZ, ka treguar se qelqi është pjesë e rutinës së përditshme e tyre dhe pjesë integrale e shumë gjërave që përdorin ata çdo ditë.

Kjo organizatë bënë të ditur se çdo javë fillojnë me informacione të reja rreth riciklimit të qelqit.

Ata tregojnë reflektimin, sesinë e riciklimit të qelqit dhe sa ka ndikim në mjedis.

Zvogëlon ndotjen,

Kursimi i energjisë,

Zvogëlon emetimin të gazrave dhe

Mjedis i sigurt.

Ky është konstatimi i EcoZ, që është një organizatë e cila zbaton aktivitetet për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit si një pasuri e vlefshme për popullin e Kosovës.

Misioni i tyre është të mbrojmë njerëzit dhe mjedisin nga efektet e dëmshme të ndotjes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore