Bota

BE gati pasaportën digjitale të vaksinimit


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbështeti të enjten iniciativën e qeverisë greke për të lejuar vetëm ata që janë vaksinuar të udhëtojnë lirshëm. Presidentja bëri thirrje për lëshimin e një certifikate vaksinimi e cila do të njihet reciprokisht në të gjithë vendet e Bashkimit Europian.

Microsoft, Oracle dhe Klinikën Mayo janë kompanitë teknologjike që po punojnë në krijimin e pasaportës. Pasaporta do të lejojë qeveritë, linjat ajrore dhe bizneset të kërkojnë prova nëse njerëzit janë vaksinuar kundër Covid 19.

Gjithashtu mësohet se do tё ketё kufizime nё lёvizje dhe aktivitete tё tjera pёr ata qё zgjedhin tё mos vaksinohen.

Von der Leyen tha se do t’ia propozojë idenë gjithë vendeve evropiane.

Çdo vend mund të vendosë rregullat e veta se cilat vaksina do të pranojë. Sistemi do të bëjë të mundur mbajtjen e sigurt të të dhënave.

Gjithashtu disa biznese, evente dhe universitete mund të kërkojnë prova nëse qytetarët janë vaksinuar./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore