Shqipëria

Basha ‘mesazh të koduar’: Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija


“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija”, At Gjergj Fishta.

Ka qenë ky postimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, të enjten e 30 dhjetorit.

Kryedemokrati nuk ka përmendur asnjë emër se kujt i referohet me këtë mesazh, ndërkohë që para një ore, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga konferenca tradicionale e fundvitit mes tij dhe gazetarëve, e ka quajtur Bashën si arsyeja e fundosjes së Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD-në drejt një fundi të merituar, për shkak se është një fund i përgatitur me vite. Jo nga unë, as nga ne, as nga ju, as nga ata shqiptarë që e besojnë dhe e votojnë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore