Shqipëria

Basha, mesazh për ndarjen nga jeta të ish-të burgosurit politik


Ish-i dënuari politik, Qani Sadiku, një nga simbolet e qëndresës antikomuniste, i cili ka vuajtur 20 vite në kampet dhe burgjet e regjimit komunistit, është ndarë nga jeta.

Menjëherë pas lajmit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter.

Ai e cilëson në mesazhin e tij Sadikun, simbol të qëndresës antikomuniste.

“Me trishtim mora lajmin e ndarjes së parakohshme të Qani Sadikut, legjendë e qëndresës antikomuniste, brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës”, shkruan Basha në Twitter.

Gjithashtu, kryetari i opozitës ka shprehur ngushëllimet për familjarët e të ndjerit.

“Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe bashkëvuajtësve për këtë humbje. U prehtë në paqe e i paharruar kujtimi i tij”, vijon Basha.

Qani Sadiku është vlerësuar nga presidenti Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike që i ka bërë diktaturës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore