Shqipëria

Bardhi: Basha do zgjidhje, duhet të tërhiqet bashkë me Berishën


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas një takimi maratonë me Grupin Parlamentar demokrat, ka dalë në një prononcim për mediat, duke shpalosur edhe mënyrës se si zgjidhja vjen dhe ajo përfshin dy hapa konkretë.

I pari, është ai i dorëheqjes së kryetarit, Lulzim Basha. I dyti, është ai i tërheqjes së ish-kreut të bluve, Sali Berisha.

Sipas Bardhit, vetë Basha është i gatshëm të japë zgjidhje, duke lënë të nënkuptojë se ai po e konsideron dorëheqjen nga posti.

Nga ana tjetër, duhet parë nëse vullneti i Sali Berishës, do të jetë ai i tërheqjes nga protagonizmi politik i shtuar në PD.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore