Sport

Atalanta kërkon një tjetër holandez për mesfushën


Skuadra nga Bergamo, Atalanta është duke kërkuar përforcime në mesfushë dhe emri më i ri është ai i Teun Koopmeiners-it, kapitenit të AZ Alkmaar-it.

Mario Pasalic-i pritet të largohet nga skuadra e Gian Piero Gasperini-t. Kroati ka oferta nga Premier League dhe nëse ndonjëra prej tyre do të jetë bindëse për bergamaskët ai do të largohet për t’i lënë vendin Koopmeiners-it.

Vlera e Koopmeiners-it në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket”-it është rreth 17 milionë euro. Ai ka edhe dy vite kontratë me AZ Alkmaar-in.

23-vjeçari pritet të bashkohet me Remo Freuler-in, Marten De Roon-in, Matteo Pessina-n dhe Ruslan Malinovskyi-n për të formuar mesfushën e ardhshme të Atalanta-s.

Nëse nuk arrihet marrëveshja mes skuadrës italaine dhe asaj holandeze, atlernativat janë Sofyan Amrabat-i dhe Alfred Duncan-i, të dy lojtarë të Fiorentina-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore