Shqipëria

Emiratet i dhurojnë Shqipërisë 10 mijë doza Sputnik V


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kanë pritur të hënën, më 22 mars 10 mijë doza vaksine Sputnik V ruse, të dhuruara nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara.

Princi Muhammed Bin Zayed i bëri shtetit shqiptar dhurimin e dozave të vaksinës.

Ministrja deklaroi se shumë shpejt do të arrijnë në Shqipëri shuma të konsiderueshme vaksinash.

“Vaksinimet ditore do të rriten fuqishëm për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”.

Në përfundim Ministrja tha se Komuniteti i Imunitetit ka dhënë garancinë për efektivitetin e vaksinave dhe ofrojnë certifikim.

Manastirliu, ka njoftuar më herët, se po përfundojnë marrëveshjen për grantin 11 milionë euro për mbështetjen me vaksina, në vijim të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka njoftuar se është planifikuar një paketë prej 2 miliardë dollarë, për t’u siguruar që Shqipëria dhe vendet e tjera të përfitojnë nga programi i COVAX-it, kundër COVID-19.

Situata epideomologjike në Shqipëri

Deri më tani në total janë vaksinuar 46 mijë e 515 qytetarë, me vaksina nga kompania e Pfizer dhe AstraZeneca.

Për këtë të fundit ka pasur disa polemika nga shtete të ndryshmë të Evropës për shkak të efekteve anësore.

Por Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e gjykoi vaksinën si të sigurt, pas rishikimit të të dhënave që administronte, të cilat u bënë të domosdoshme pas disa raporteve të reja të “efekteve anësore”.

“Përfitimet e vaksinës në mbrojtjen e njerëzve nga Covid tejkalon rreziqet e mundshme”, tha organi rregullator.

Nga radhët e të vaksinuarve në Sqhipëri kanë arritur të marrin dorzën e parë personeli shëndetësor, të moshuarit +80 vjeç dhe kujdestarët e tyre dhe së fundmi mësuesit e pedagogët.

Procesi i vaksinimit vazhdon të vijojë punën në qëndrat përkatëse të vaksinimit.

Kujtojmë se më 11 mars, u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili deklaroi se mbeten në fuqi masat që u morën më 11 shkurt, për parandalimin e coronavirus-it.

“Kemi vendosur të mbajmë për një periudhë kohore dyjavore orën policore 20:00-06:00. Mësimi vijon online, fluturimet direkte me Britaninë mbeten të pezulluar”.

Në Shqipëri kanë humbur betejën me Covid-19, 2 mijë e 137 qytetarë, që nga shfaqja e coronavirusi-t. Raste aktive janë 121 mijë e 200, ndërsa të shëruar 85 mijë e 147 qytetarë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore