Kosova

AP VOX: Sa ka zgjatur lufta në Kosovë? Qytetarët shkollojnë ministrin


Qytetaret per Albanian Post

Ministri aktual i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, në vitin 2016 kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook se lufta e Kosovës ka zgjatuar “vetëm tre muaj” dhe se ndoshta më mirë do të ishte të paguheshin mercenarë për ata tre muaj se të luftojnë vetë shqiptarët.

Kjo meqë Murati shkruante se tash për pensionet e tyre po harxhohen shumë para.

Albanian Post ka pyetur qytetarët se sa ka zgjatur lufta në Kosovë.

Ndryshe nga ministri, shumica dërrmuese e tyre e dinë se lufta ka zgjatur me vite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore