Sport

Ancelotti është afër rekordit historik në Ligën e Kampionëve


Real Madrid-i në mbrëmjen e kaluar e mposhti Celtic-un me rezultat 0:3 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Kjo fitore ishte e vlefshme e spanjollëve, derisa për trajnerin e tyre, Carlo Ancelotti-n, ishte fitorja e 100-të në Champions.

100 fitoret e Ancelotti-t në garën më të rëndësishme për klube në Evropë kanë ardhur me tetë klube të ndryshme që ai ka drejtuar.

Ai i arriti këto suksese në 180 ndeshje të zhvilluara, ku përveç fitoreve, numëron edhe 41 barazime dhe 39 humbje.

Deri më tani në historinë e Ligës së Kampionëve, vetëm një trajner ka arritur fitore më shumë se ai.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin legjendar të Manchester United-it, Alex Ferguson, i cili në karrierën e tij numëron 102 fitore në Champions.

Pra, trajneri italian është dy fitore larg që ta barazojë rekordin me trajnerin skocez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore