Sport

An San fiton medaljen e tretë olimpike në Tokio


Harkëtarja nga Korea e Jugut, An San ka arritur të fitojë një tjetër medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokios.

Koreania fitoi në garën individuale të harkut për femra përballë ruses Elena Osipova.

Për San kjo është medalja e tretë olimpike në Tokio 2020 pas asaj në ekipin e përzier të harkut, dhe ekipin e femrave.

Medalja e bronzit shkoi për Lucilla Boari të Italisë, e cila mundi Mackenzie të SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore