Lajme

Ambasadori i Francës: Autorët e sulmit në Veri të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë


Olivier Guerot

Për ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, sulmi ndaj Policisë së Kosovës është i papranueshëm.

Autorët e këtij sulmi, sipas Guerot, duhet të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë.

Një grup i maskuar dhe i armatosur rëndë i nacionalitetit serb në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit kanë qëlluar mbi forcat e Policisë së Kosovë, ku si pasojë një polic kosovar, ka mbetur i vrarë në vend të ngjarjes nga plagët e marra.

Një polic tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe një tjetër gjithashtu i lënduar.

Krejt kjo ngjarje ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, ku dy kamionë pa targa kishin bllokuar hyrjen në fshatin Banjskë, për çka edhe njësitet intervenuese u nis në reagim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore