Lajme

Ambasada amerikane pezullon operacionet në Bjellorusi


SHBA-të po pezullojnë operacionet në Ambasadën Amerikane në Bjellorusi dhe gjithashtu po lejon punonjësit dhe anëtarët e familjes të largohen nga Ambasada Amerikane në Rusi, për shkak të çështjeve të sigurisë dhe sigurisë.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Ne i morëm këto hapa, për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë”, tha ai.

Blinken përmendi se prioriteti më i lartë i departamentit është siguria e qytetarëve amerikanë, duke përfshirë personelin e Qeverisë amerikane në mbarë botën.

 

Lexo zhvillimet e plota të ditës së pestë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore