Jetesë & Stil

Alex Rodriguez pjesë e ditëlindjes së Lindsay Shookus, ish të dashurës së Ben Affleck


Ish-partneri i këngëtares, Jennifer Lopez, bejsbollisti, Alex Rodriguez u pa të shoqërohej me ish të dashurën e regjisorit, Ben Affleck, producenten televizive, Lindsay Shookus.

Në një video të publikuar nga e përditshmja, “Page Six”, shihen të ulur afër njëri-tjetrit, Rodriguez dhe Shookus.

Videoja ishte xhiruar gjatë një feste privatë për ditëlindjen e Lindsay Shookus, të mbajtur në Hamptons të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë në mediat rozë filluan pretendimet për një romancë të mundshme mes Alex dhe Lindsay, marrë parasysh lidhjen e ringjallur së fundmi të ish partnerëve të tyre, Jennifer Lopez e Ben Affleck.

Por, një burim i mediave të huaja i ka quajtur këto aludime “të pavërteta”.

“Shanset për një lidhje mes dyshes janë absolutisht zero. Ata gëzojnë miqësi prej 15 vjetësh”, tha ai.

Videoja u postua për herë të parë në Instagram nga komediani, Josh Beckerman, teksa kishte shkruar “Gëzuar ditëlindjen Lindsay Shookus”.

Shookus dhe Affleck, ishin në lidhje dashurie nga viti 2017 deri në vitin 2019.

Në anën tjetër, prishi fejesën e saj me Rodriguez në fillim të këtij viti, pas një lidhje pothuajse katër vjeçare, nën arsyetimin e akuzave për mashtrim nga partneri i saj.

Madje, në dhjetorin e vitit 2019, Shookus u pa duke darkuar me Rodriguez dhe Lopez. Ata dolën për të ngrënë me anëtarët e kastit “SNL”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore