Sport

Akuza për përdhunim, nëntë vite burg për Robinho-n


Ish-futbollisti brazilian, i cili ka luajtur në radhët e Real Madrid, Milan dhe Manchester City, Robinho, është dënuar me nëntë vite burg.

Robinho, së bashku me disa shokë të tij, kishin përdhunuar një grua shqiptare në grup gjatë vitit 2013 në Itali.

Sot është marrë vendimi që Robinho të dënohet me nëntë vite burg.

Robinho do t’i nënshtrohet burgut të plotë dhe nuk ka ndonjë mënyrë tjetër që dënimi të kryhet.

Katër brazilianët e tjerë, të përfshirë në këtë rast, kishin ikur nga Italia menjëherë dhe nuk kanë arritur të identifikohen ende.

Në raport, thuhet që ish-lojtari brazilian, së bashku me shokët e tij, në vitin 2013 kishin përdhunuar një femër 23-vjeçare që vinte nga Shqipëria.

Dhe, në fakt, kjo është pranuar nga Robinho menjëherë pas asaj nate.

Globoesporte, një TV brazilian, ka raportuar që në bisedimet me policinë, Robinho kishte thënë: “Është shumë qesharake dhe nuk më intereson, ajo ishte shumë e pirë dhe me shumë mundësi nuk e mban mend se çfarë ka ndodhur”.

Robinho sot tha që çfarë kishte ndodhur ishte një “marrëdhënie konsensuale”, por të dhënat e mbledhura nga policia thonë ndryshe.

Në raportin e gjykatës thuhet që “viktima është keqpërdorur nga agresori për të përmbushur dëshirat e tyre seksuale”, pra duke konfirmuar se shqiptarja ishte përdhunuar.

Robinho pritej që të burgosej në Brazil, mirëpo ai tani do të kaloj nëntë vite në burg pikërisht në Itali.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore