Shqipëria

Aksident në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike e krijuar


Një aksident i ndodhur gjatë mëngjesit të 4 prillit, ka bërë që të krijohet një radhë kilometrike mjetesh në aksion kombëtar Tiranë-Dibër, i njohur ndryshe edhe si Rruga e Arbrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në zonën e Qafë Murrizit, teksa ende nuk ka detaje nëse ka apo jo të lënduar nga ky aksident.

Një varg kilometrik mjetesh është krijuar ndërkohë në të dy anët e rrugës.

Teksa, forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore