Sport

Air Jordan nga ‘Last Dance’ dalin në ankand për 4 milionë dollarë


Photo: SOTHEBY'S

Një palë atlete ikonike Air Jordan do të dalin në shitje dhe pritet të jenë më të shtrenjtat të shfaqura ndonjëherë në ankand, të vlerësuara për t’u shitur nga 2 deri në 4 milionë dollarë.

“Sotheby’s” po liston tashmë “Nike Air Jordan 13” të NBA Finals të Michael Jordan në vitin 1998, të veshura gjatë sezonit të fundit të legjendës së basketbollit në NBA.

Atletet u veshën gjatë lojës 2 të finaleve të NBA, ku Jordan shënoi 37 pikë ndërsa Chicago Bulls mposhti Utah Jazz 93-88. Bulls vazhduan të fitonin finalet e NBA-së në 1998 për titullin e tyre të gjashtë të dekadës.

Jordan tashmë mban rekordin për atletet më të shtrenjta të shitura në ankand. Në vitin 2021, “Sotheby’s” shiti atletet “Air Ships” të Michael Jordan Air, të prodhuara gjithashtu nga Nike, për 1.472 milionë dollarë.

Atletet më të fundit që kanë dalë në bllokun e ankandit janë në gjendje të papërlyer, gjë që është e pazakontë për këpucët e basketbollit të veshura në lojë, sipas Brahm Wachter, drejtuesi i koleksioneve moderne të “Sotheby”.

“Kujtimet sportive të veshura nga Michael Jordan janë dëshmuar herë pas here se janë artikujt më elitarë dhe më të lakmuar në treg”, tha Wachter.

Ai tha se artikujt nga sezoni i fundit i Jordan kanë një vlerë më të madhe sepse ai i veshi ato gjatë kulmit të famës së tij. Sezoni fitoi famë kohët e fundit me një dokumentar në “ESPN” dhe “Netflix”.

Një fanellë e Jordan e veshur gjatë sezonit të tij të fundit u shit në shtator për një shifër rekord prej 10.1 milionë dollarësh, rekordi më i madh sportiv që është shitur ndonjëherë.

Atletet e Michael Jordan shiten në ankand për 1.47 milionë dollarë

Fanella më e shtrenjtë në historinë e sportit, Maradona parakalohet nga Jordan

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore